Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vizioni

Të rinjtë jetojnë në një shoqëri ku mbisundon paqeja dhe toleranca dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes dhe marrin pjesë aktive në zhvillimin e komunitetit.

Misioni

Misioni i Platformës është të rrisë ndërgjegjësimin tek të rinjtë në mënyrë që ata të rezistojnë dhe të mos bien nën ndikimet që nxisin ekstremizmin e dhunshëm dhe të zhvillojë bashkëpunimin midis aktorëve relevantë duke krijuar mekanizma për parandalimin dhe përballimin e ekstremizmit të dhunshëm mes të rinjve. 

Synime

Synimi i përgjithshëm:

Të zvogëlohen fenomenet devijuese dhe ekstremizmi i dhunshëm tek të rinjtë dhe të bëhen rezistentë dhe të mos bien nën ndikimet që i nxisin ata në ekstremizëm të dhunshëm.

Synimet specifike:

  • Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për nevojën për pajtim, paqe dhe tolerancë
  • Mekanizma për parandalimin dhe trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm
  • Identifikimi i vlerave të përbashkëta dhe përmirësimi i bashkëpunimit reciprok
  • Mbështetje për të prekurit dhe viktimat e ekstremizmit të dhunshëm

Aktivitete

  • Edukimi i të rinjve mbi temën të rinjtë kundër dhunës dhe sqarimi i koncepteve dhe terminologjisë përkatëse.
  • Trajnime, seminare, ligjërata në shkolla, fokus grupe.
  • Përdorimi i rrjeteve sociale, ndarja e shembujve pozitivë përmes videove, organizimi i debateve në internet për të rinjtë, punëtori, etj.
  • Përforcimi i aftësive shoqërore të të rinjve.
  • Ofrimi indirekt i ndihmës psikologjike për viktimat e dhunës, përmes organizatave/institucioneve përkatëse.
  • Rrjetëzimi i aktorëve kryesorë përfshirë organizatat e shoqërisë civile, shkollat, komunat, Unionin e nxënësve të shkollave të mesme, grupet joformale dhe aktorët dhe institucionet e tjera përkatëse.
  • Zhvillimi i përbashkët i një strategjie, plani veprimi dhe fushate përmes të cilëve do të bëhet ngritja e vetëdijes dhe përmes së cilëve do të krijohen tregime alternative.
  • Tejkalimi i mungesës së koordinimit të institucioneve dhe adresimi i problemeve lokale me veprime specifike

Kjo faqe interneti është krijuar dhe mirëmbajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e projektit “Platforma për edukimin e të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të Rinjtë Kundër Dhunës)” dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.