Projekti “Platforma për edukimin qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës)” prezanton një Platformë të re e cila do të drejtohet nga organizatat e shoqërisë civile për edukim qytetar të të rinjve dhe do të synojë të sigurojë, paraqesë dhe ndajë alternativa pozitive dhe kundër-narrativa, kundër radikalizimi të të rinjve, duke ofruar edukim për të gjeneruar ide për zhvillimin e komunitetit, aktivitete socio-ekonomike dhe bashkëpunim multikulturor.
Roli i Platformës është të punojë me të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile dhe të përforcojë kapacitetet e tyre në drejtim të ndërtimit të paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës.
Me këtë thirrje ftohen të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile të themeluara në përputhje me Ligjin për Shoqata dhe Fondacione dhe/ose grupe joformale të të rinjve (anëtarësia e asociuar) për të marrë pjesë aktive në krijimin dhe ndërtimin e Platformës.
Anëtarësimi në Platformë bëhet duke plotësuar dhe dorëzuar formularin e anëtarësimit bashkëngjitur. Thirrja është e hapur gjatë gjithë vitit 2023.
Pas shqyrtimit të formularit nga ekipi i projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftë kundër radikalizimit”, organizatat e shoqërisë civile/grupet informale do të informohen në mënyrë retroaktive.
Ju lutemi ta shpërndani këtë thirrje deri te të gjitha organizatat potencialisht të interesuara të shoqërisë civile/grupet informale, partnerët dhe bashkëpunëtorët tuaj, të cilët ndajnë dhe mbrojnë vlerat e Platformës.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në email të mëposhtëm: youthcounter2021@gmail.com
Personi për kontakt: Kristina Sibinovska, Drejtor i Projektit, e-mail: k.sibinovska@iep.mk
Thirrja, Formularët e anëtarësimit së bashku me Kushtet dhe kriteret për anëtarësim, mund të
gjenden të bashkëngjitur më poshtë:
- Thirrje për anëtarësim
- Formular për anëtarë të rregullt
- Formular për anëtarë të asociuar
- Kushtet dhe kriteret për anëtarësim