Në kuadër të organizatës Akva nga Struga, partnere në projektin “Të rinjtë kundër dhunës”, më 14.05.2022, si ngjarje finale e klubit MOF Mësojmë për të Drejtën në Strugë, për vitin akademik 2021/22 janë mbajtur dy simulime të seancës kryesore të procedurës penale të frymëzuar nga praktika gjyqësore maqedonase – “Bakshish” dhe “Harroje nëse mundesh”.
![](https://mladiprotivnasilstvo.mk/wp-content/uploads/2022/05/struga1-1024x473.jpg)
Në përgatitjen e simulimeve, studentët kanë punuar 3 javët e fundit nën mentorimin e ligjërueses Ana Naumoska. Përmes tyre, ata patën mundësinë, duke u vënë në rolin e: prokurorëve publikë, gjyqtarëve, avokatëve, të pandehurve, të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, që praktikisht t’i zbatojnë njohuritë e tyre në fushën e së drejtës penale dhe të shohin karakteristikat e procesit gjyqësor.
![](https://mladiprotivnasilstvo.mk/wp-content/uploads/2022/05/struga4-1024x576.jpg)
Manifestimi ishte i hapur dhe u zhvillua në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës.
![](https://mladiprotivnasilstvo.mk/wp-content/uploads/2022/05/struga3-1024x576.jpg)