Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Qendra për Dialog Ndërkulturor filloi me ngjarjet për rrjetëzim të cilat janë të parapara në kuadër të projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve është e rëndësishme”. Më 11 mars 2022, në dy komuna të synuara janë mbajtur dy ngjarje të rrjetëzimit, gjegjësisht në Gostivar në qendrën për kulturë dhe në Mavrovë dhe Rostushë në shtëpinë e kulturës.

Si pjesë e këtyre ngjarjeve, u ftuan përfaqësues nga të gjitha palët e interesuara në komunitet, duke përfshirë kryetarët e komunave, përfaqësuesit e këshillit të komunës, përfaqësuesit të administratës komunale, përfaqësuesit e organizatave rinore të partive politike dhe të rinjtë nga OSHC-të si dhe grupe të tjera joformale.

Të ftuarit u njoftuan për aktivitetet dhe proceset që do të zhvillohen gjatë projektit si dhe mënyrat e mundshme të angazhimit të tyre në kuadër të këtyre aktiviteteve. Në të dy eventet patëm folës nga komuna të cilët shprehën hapjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, si dhe përfaqësues të organizatave partnere lokale të shoqërisë civile të cilët i informuan të pranishmit se do të jenë në dispozicion për çdo pyetje rreth angazhimit të projektit.

Në Mavrovë dhe Rostushë të pranishmit i përshëndetën kryetari Medat Kurtovski, koordinatorja e projektit Tamara Petkovska dhe Art Spahiu nga organizata vendore partnere e shoqërisë civile.

Në Gostivar të pranishmit i përshëndetën kryetari i Këshillit të qytetit Valbon Limani, koordinatorja e projektit Tamara Petkovska dhe Elton Jashari nga organizata partnere e shoqërisë civile. *Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në RMV.

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.