Iniciativa për Perspektivë Europiane si partner udhëheqës i projektit “Të rinjtë kundër dhunës” dhe anëtare e përhershme e Platformës, në kuadër të veprimtarisë së saj më të gjerë, zbaton projektin “Njohto dhe Parandalo Dhunën Kibernetike” i cili mbështetet financiarisht nga komuna a Gazi Babës. Më datë 7 qershor në ambientet e Komunës së Gazi Babës u mbajt punëtoria me shërbime profesionale (pedagogë, psikologë) dhe mësues të shkollave fillore me temë “Dhuna kibernetike mes nxënësve”. Para të pranishmëve u prezantuan segmentet kryesore, siç janë, llojet e dhunës kibernetike, shenjat e njohjes, si dhe mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit. Përmes shembujve praktikë në nivel global dhe diskutimit interaktiv ndërmjet pjesëmarrësve u arritën qëllimet e punëtorisë dhe u përmbushën pritjet e përfaqësuesve të shërbimeve profesionale dhe mësimdhënësve nga shkollat fillore të komunës së Gazi Babës.