Vizioni
Të rinjtë jetojnë në një shoqëri ku mbisundon paqeja dhe toleranca dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes dhe marrin pjesë aktive në zhvillimin e komunitetit.
Misioni
Misioni i Platformës është të rrisë ndërgjegjësimin tek të rinjtë në mënyrë që ata të rezistojnë dhe të mos bien nën ndikimet që nxisin ekstremizmin e dhunshëm dhe të zhvillojë bashkëpunimin midis aktorëve relevantë duke krijuar mekanizma për parandalimin dhe përballimin e ekstremizmit të dhunshëm mes të rinjve.
Synime
Synimi i përgjithshëm:
Të zvogëlohen fenomenet devijuese dhe ekstremizmi i dhunshëm tek të rinjtë dhe të bëhen rezistentë dhe të mos bien nën ndikimet që i nxisin ata në ekstremizëm të dhunshëm.
Synimet specifike:
- Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për nevojën për pajtim, paqe dhe tolerancë
- Mekanizma për parandalimin dhe trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm
- Identifikimi i vlerave të përbashkëta dhe përmirësimi i bashkëpunimit reciprok
- Mbështetje për të prekurit dhe viktimat e ekstremizmit të dhunshëm
Aktivitete
- Edukimi i të rinjve mbi temën të rinjtë kundër dhunës dhe sqarimi i koncepteve dhe terminologjisë përkatëse.
- Trajnime, seminare, ligjërata në shkolla, fokus grupe.
- Përdorimi i rrjeteve sociale, ndarja e shembujve pozitivë përmes videove, organizimi i debateve në internet për të rinjtë, punëtori, etj.
- Përforcimi i aftësive shoqërore të të rinjve.
- Ofrimi indirekt i ndihmës psikologjike për viktimat e dhunës, përmes organizatave/institucioneve përkatëse.
- Rrjetëzimi i aktorëve kryesorë përfshirë organizatat e shoqërisë civile, shkollat, komunat, Unionin e nxënësve të shkollave të mesme, grupet joformale dhe aktorët dhe institucionet e tjera përkatëse.
- Zhvillimi i përbashkët i një strategjie, plani veprimi dhe fushate përmes të cilëve do të bëhet ngritja e vetëdijes dhe përmes së cilëve do të krijohen tregime alternative.
- Tejkalimi i mungesës së koordinimit të institucioneve dhe adresimi i problemeve lokale me veprime specifike