Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Është misioni i Platformës për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës) që të rinjtë të jetojnë në një shoqëri ku sundon paqeja dhe toleranca, të kontribuojnë në mënyrë aktive në çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes dhe të marrin pjesë aktive në zhvillimin e komunitetit, e cila zbatohet nga Iniciativa për Perspektivë Europiane (IPE), NEXUS – Koncepti Qytetar, Shoqata për Zhvillim dhe Aktivizëm AKVA, Strugë, dhe Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID), Kumanovë.

Drejtoresha e projektit, Valerija Sokolova Stojanovska, në takimin e sotëm me përfaqësues të OJQ-ve, institucioneve arsimore dhe Komunës së Strugës tha se ngritja e vetëdijes së rinisë dhe organizatave të shoqërisë civile, përmes aktiviteteve të ndryshme, qasjes multisektoriale dhe bashkëpunimit me palët relevante do të kontribuojë në arritjen e misionin e platformës si dhe objektivat e projektit.

“Takimet me të rinjtë, organizatat e shoqërisë civile dhe palët relevante të interesit janë kyçe për informimin, ngritjen e vetëdijes, krijimin e mekanizmave për parandalim, identifikimin e vlerave dhe ofrimin e mbështetjes për të gjithë të palët e interesuara”, tha Sokolova Stojanovska.

Dragana Kostovska nga shoqata për përkrahje të grupeve të identifikuara potencialisht vulnerabël “Viktima”, konsideron se edukimi i mësimdhënësve është shumë i rëndësishëm për reduktimin ose parandalimin e radikalizmit.

Qëllimi i projektit Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës), sipas Valentina Todoroska nga shoqata “AKVA” është rrjetëzimi i të gjitha palëve të interesuara në këtë proces, përkatësisht komunikimi ndërmjet komunës, shkollave dhe shoqërisë civile, siç tha ajo, për të ndërtuar një rini të shëndoshë psiko-fizikisht, rezistente ndaj ideologjive radikale.

Takimet me të gjitha palët e interesuara janë kyçe për informimin, ngritjen e vetëdijes, krijimin e mekanizmave parandalues, identifikimin e vlerave dhe ofrimin e mbështetjes për të gjithë palët e interesuara, shpjegon drejtoresha e projektit Valerija Sokolova Stojanovska.

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.