Një grup gjimnazistësh nga Struga patën mundësinë të mësojnë se çfarë është radikalizmi, manifestimet e tij, si ta njohin dhe si ta parandalojnë atë në kuadër të komunitetit lokal.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Multikulturalizmi dhe radikalizimi: qasje të reja ndaj problemeve të vjetra”. Projekti zbatohet nga: Shoqata AKVA nga Struga, Nexus Civil Concept nga Shkupi dhe Horizont Civitas nga Shkupi, i njejti i mbështetur edhe nga Civica Mobilitas.