Më datë 31.05.2022 në Shkup, u mbajt punëtoria e dytë për të rinjtë, me temë “Pjesëmarrja aktive” në kuadër të projektit Rinia Kundër Dhunës. Punëtoria është e dedikuar për të rinjtë, përkatësisht morrën pjesë nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit “Koço Racin”, “Zef Lush Marku” dhe “Marija Kiri Sklodovska”, të cilët janë edhe bashkëpunëtorë të projektit. Përmes një programi të krijuar posaçërisht për punën me të rinjtë në kuadër të projektit, përmes shembujve praktikë, përvojave personale dhe ndërveprimit, të rinjtë patën mundësinë të njihen me proceset vendimmarrëse, mënyrat e përfshirjes së të rinjve, si dhe pjesëmarrjen e tyre në përcaktimin e politikave zhvillimore për të gjitha nivelet. Punëtoria e tretë dhe e fundit e këtij moduli do të mbahet më 3 qershor, në Kumanovë.