U mbajt edhe e treta nga seria e takimeve të Platformës, në kuadër të projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të Rinjtë Kundër Dhunës)”.
Qendra për Dialog Ndërkulturor nga Kumanova ishte organizatore e këtij takimi, në të cilin së bashku me STREETS, CREATOR, DROM, FRI dhe SCOUT nga Kumanova, si anëtarë të Platformës, u mblodhën së bashku për të diskutuar progresin e Platformës dhe për të hartuar palët e mundshme të interesit për bashkëpunim.