Anëtarët e Platformës “Të rinjtë kundër dhunës” morën pjesë aktive në takimin e fundit njëditor (nga katër takimet e planifikuara për planifikim strategjik), i cili u zhvillua në kuadër të Platformës “Të Rinjtë kundër Dhunës”.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Draft-planit strategjik të Platformës “Të rinjtë kundër dhunës” për periudhën 2024-2025. Ai u rishikua në detaje dhe u pasua nga një diskutim i frytshëm dhe punë aktive në grupe për të krijuar plane veprimi për qëllimet strategjike.
Plani strategjik i Platformës u zhvillua gjatë tri takimeve të para të mbajtura në Kumanovë, Strugë dhe Shkup. Në ato takime, anëtarët e Platformës punuan së bashku për të identifikuar dhe dhënë përparësi fushave kryesore me rëndësi për Platformën. Procesi përfshinte analizën SWOT, verifikimin/rishikimin e vizionit dhe misionit të Platformës, përcaktimin e qëllimeve strategjike dhe rishikimin e aktiviteteve të mundshme për periudhën 2024-2025. Anëtarët e Platformës me angazhimin, entuziazmin dhe përkushtimin e tyre dhanë një kontribut të madh në hartimin e planit strategjik, nga i cili doli versioni Draft.
Takimet për Planifikim Strategjik të Platformës “Të rinjtë kundër dhunës” për 2024-2025 ishin intensive dhe produktive, të cilat u mbajtën në periudhën maj-shtator në Kumanovë, Strugë dhe Shkup.
Propozim Strategjia do të vihet në rendin e ditës për votim nga bordi i Platformës.