Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në kuadër të projektit “Të rinjtë kundër dhunës”, u zhvillua një trajnim dy-ditor për të forcuar kapacitetet e organizatave anëtare të shoqërisë civile në platformë, për të lehtësuar partneritetin ndërsektorial.

Qëllimi është të trajnohen organizatat e shoqërisë civile, anëtare të Platformës, se si të përdorin partneritete të ndryshme, si t’i qasen sektorit publik, drejtuesve vendorë dhe subjekteve të tjera, si të strukturojnë bisedën dhe diskutimet. Më konkretisht, përveç komunave dhe institucioneve të tjera të përfshira, si mbështetës të projektit, OSHC-të u trajnuan se si të krijojnë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me stafin mësimdhënës, pedagogët, drejtorët e shkollave. Të njejtët do të konsultohen për zhvillimin e programeve të edukimit qytetar në kuadër të projektit.

Programi që u aplikua gjatë trajnimit kishte për qëllim krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të mësimit, të përshtatur, sipas kapaciteteve individuale dhe mundësisë së ndërveprimit përmes mësimit praktik, në dy nivele:

1.   “Kuptimi” dhe “marrja e njohurive”, si një shumë e informacioneve të marra dhe të sistemuara, respektivisht një shumë e informacioneve teorike dhe faktike;

2.  Shkathtësi në “interpretim dhe aftësi për të udhëhequr një diskutim”.

 Në këtë drejtim, OSHC-të fituan njohuri dhe kuptim për:

  • Aktorët institucionalë dhe hartëzimi i situatave dhe aktiviteteve
  • Mënyra se si funksionon qasja multi-sektoriale dhe cilat janë standardet për të njejtën
  • Mjetet e avokimit dhe zgjidhjet e propozuara për tejkalimin e rreziqeve
  • Ata kanë përmirësuar njohuritë e tyre në fushën e produktivitetit dhe punës së mençur
  • Zhvilluan aftësi për të debatuar dhe të jenë në gjendje të hapin çështje
iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.