Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Projekti “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të Rinjtë Kundër Dhunës)”, i cili implementohet nga Iniciativa për Perspektivë Europiane nga Shkupi si koordinator i projektit në partneritet me Nexus – Civic Concept nga Shkupi, Shoqata për Zhvillim dhe Aktivizmi – Aqua nga Struga dhe Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID) nga Kumanova, e financuar nga BE-ja, hapin thirrje për aplikime për pjesëmarrës në garra rinore për idetë më të mira për zhvillimin e komunitetit në të cilin jetojnë.

Qëllimi i garave rinore është promovimi i iniciativave për zhvillimin e komunitetit në të cilin jetojnë dhe punojnë të rinjtë, si dhe inkurajimi i tyre për të qenë qytetarë aktivë në jetën shoqërore.

Përshkrimi i garës për të rinjtë

Në garën e të rinjve për idetë më të mira për zhvillimin e komunitetit ku jetojnë, pritet të marrin pjesë 6 pjesëmarrës nga Shkupi dhe nga 5 pjesëmarrës nga Kumanova dhe Struga, ku do të përfshihen gjithsej 16 të rinj.  Pjesëmarrësve të përzgjedhur do t’u caktohet një mentor për një kohëzgjatje prej 5 ditësh në muajin maj, në të cilin ata do të hartojnë një projekt propozim nga idetë e të rinjve për zhvillimin e komunitetit.  Pjesëmarrësit do t’i përgatisin projektet në grupe (nga 2 dhe 3 të rinj, dhe grupimi do të bëhet gjatë mentorimit).  Takimet e mentorimit do të mbahen sipas vendbanimit të pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit do ta prezantojnë projekt propozimin e përgatitur në konkursin për të rinj që do të jetë pjesë e konferencës për shtyp, e cila do të organizohet në fund të qershorit në Shkup.  Idetë rinore do të vlerësohen nga anëtarët e Komisionit, ku do të shpërblehen idetë më të mira.

Për të marrë pjesë në garë, duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme të aplikimit:

 • Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.

 • Të jetojë në Shkup, Kumanovë, Strugë, Kavadar, Shtip dhe Manastir.

 • Të ketë marrë pjesë në një nga 3 punëtoritë ndërkomunale treditore që u zhvilluan në periudhën mars-prill 2023 në Veles, ose në një nga punëtoritë me nxënës të shkollave të mesme, të mbajtura në Strugë, Kumanovë dhe Shkup në periudhën maj-dhjetor 2022.

 • Të kenë motivim për të marrë pjesë.

 • Të jenë në gjendje të marrin pjesë në takimet e mentorimit dhe konkursin në periudhën maj-qershor.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile që të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.  Ne inkurajojmë të gjithë të rinjtë e kualifikuar të aplikojnë dhe presim me padurim të dëgjojmë idetë tuaja krijuese dhe novatore.

Aplikimi për pjesëmarrje në garën për të rinj është në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/3JFHUEjgeyfQsBio9 , jo më vonë se data 28.04.2023, ora 12:00.

Më shumë informata mund të merrni në emailin e mëposhtëm: k.sibinovska@iep.mk 

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.