Javën e kaluar, organizata partnere në kuadër të projektit Të Rinjtë Kundër Dhunës, Qendra për Dialog Ndërkulturor në Kumanovë, me përfaqësuesit e tyre, morrën pjesë në Takimin fillestar për Transcontinental MediaActive Youth: Africa on Board në Kajro, Egjipt. Projekti zbatohet në kuadër të Programit Erasmus + për Ngritjen e kapaciteteve në fushën e rinisë.