Anëtarët e Platformës “Të Rinjtë Kundër Dhunës” morën pjesë aktive në procesin e konsultimit për hartimin e Planit Strategjik dhe në këtë mënyrë kontribuan në zhvillimin e “Planit Strategjik të Platformës për Edukim Qytetar të të Rinjve për Luftimin e Radikalizimit (Të Rinjtë Kundër Dhunës) 2024- 2025”.
Qëllimi i Planit Strategjik të Platformës “Të Rinjtë Kundër Dhunës” është të japë udhëzime strategjike për funksionimin e Platformës për periudhën 2024-2025.
Plani është përgatitur në periudhën maj-tetor përmes 4 takimeve të realizuara me anëtarët e Platformës në Kumanovë, Strugë dhe Shkup.
Mund të lexoni më shumë informacion në dokument.