Punëtoria e parë me temë “Pjesëmarrja aktive” u mbajt në Strugë më 26 maj. Punëtoritë do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të të rinjve, edukimin e tyre dhe ndërtimin e vetëbesimit të tyre, shmangien e ndikimeve negative dhe gjuhës së urrejtjes, përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe promovimin e inovacionit social. Punëtoria e dytë dhe e tretë me të njëjtën temë do të mbahen më 31 maj në Shkup dhe 3 qershor në Kumanovë.