Në mbledhjen e përbashkët, anëtarët e Platformës zgjodhën anëtarët e rinj të Bordit Drejtues. Për kryesues të Platformës u zgjodh Sara Çuçulj, përfaqësuese e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara SHPRESA nga Shkupi. Përveç kryesuesit, nga rradhët e BD u zgjodhëni edhe Koordinatori për komunikim – Ilija Petrov, përfaqësues nga Këshilli për parandalimin e delikuencës së të miturve – SPPMD Kavadar dhe Koordinatori për Procedura Administrative – Nikolla Veselinov, përfaqësues nga Instituti për politika konservatore SARISA, Shkup. Kjo është zgjedhja e dytë e anëtarëve të Bordit Drejtues të Platformës në kuadër të projektit “Platforma për Edukim Qytetar të të Rinjve për Luftën Kundër Radikalizimit”, dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga organizatat anëtare do të kryejnë funksionet e tyre deri në nëntor 2023.