Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në kuadër të projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve është e rëndësishme”, trajnimi i parë është mbajtur në Berovë nga 27 mars 2022 deri më 31 mars 2022.

Më shumë se 30 të rinj entuziastë dhe vullnetarë aktivë në komunitetet e tyre morën pjesë në aktivitetet e trajnimit dhe ngritën njohuritë e tyre në disa fusha: puna me të rinjtë, multikulturalizmi, lehtësimi, të drejtat e njeriut, qasja dygjuhëshe ndaj të mësuarit, etj.

Pjesëmarrësit në trajnim ishin nga tetë komuna të ndryshme: Kumanovë, Likovë, Tetovë, Tearcë, Gostivar, Strugë, Çairi, Mavrovë dhe Rostushë dhe ishin të përkatësive etnike, kulturore, fetare dhe gjinore të ndryshme.

Përveç pjesës mësimore, pjesëmarrësit patën kohë të lirë për të luajtur më shumë lojëra shoqërore, për të thelluar miqësitë e tyre të reja si një hap përpara për aktivitetet e përbashkëta të ardhshme.

Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të punojnë në aktivitetet e mëposhtme nën mbikëqyrjen e mentorëve në bashkësitë lokale.

Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve është e rëndësishme” të zbatuar nga CID – Qendra për Dialog Ndërkulturor nga Kumanova, dhe të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.