Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vazhdojmë me modulin e dytë “Ekstremizmi”, në kuadër të aktivitetit për forcimin e kapaciteteve të të rinjvedhe organizatave të shoqërisë civile. Më datë 24.06.2022 në Strugë u mbajt punëtoria e parë me përfaqësuesit e rinj të anëtarëve të Platformës dhe organizatave tjera të interesuara të shoqërisë civile. Punëtoria e dytë e të njëjtit modul u mbajt më 28.06.2022 në Shkup, ndërsa e treta dhe e fundit e këtij moduli do të mbahet në Kumanovë, më 01.07.2022, si një nga qytetet e synuara në kuadër të projektit.

Qëllimi i punëtorive të modulit të dytë është ndërtimi dhe përmirësimi i njohurive dhe aftësive të të rinjve dhe OSHC-ve, të kuptuarit e ekstremizmit dhe radikalizimit që çon në dhunë, hapat në njohjen e hershme dhe reagimet ndaj radikalizimit – mësime për parandalim. Të gjitha këto tema u përpunuan së bashku me pjesëmarrësit përmes metodave/ushtrimeve interesante, kreative dhe interaktive dhe punës në grup.

Në vazhdim na lejoni të ndajmë foto të atmosferës së punës gjatë zhvillimit të punëtorive.

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.