Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Dëshira për të mundësuar kushte më të mira jetese dhe zhvillim të të rinjve, mundësimi i një shoqërie të qëndrueshme rezistente ndaj narrativave radikale dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe promovimi i vlerave pozitive për ndërtimin e një rinie të shëndetshme psikofizikisht, ishte arsyeja e nënshkrimit të një Memorandumi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës).

Memorandumi u nënshkrua nga partnerët e projektit Asociacioni i Qytetarëve Iniciativa për Perspektivë Europiane (IPE), NEXUS – Koncepti Qytetar, Shoqata për Zhvillim dhe Aktivizëm AKVA, Strugë dhe Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID), Kumanovë dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, drejtorët e shkollave të mesme “Ibrahim Temo”, Besime Jonuzi dhe “Niko Nestor”, Keti Jankovska nga Struga.

“Struga shquhet për bashkëjetesën e saj, qytet ku respektohen dhe ushqehen dallimet. Si Komunë, së bashku me shkollat ​​punojmë në vazhdimësi për multikulturalizmin. Projekte të tilla janë një plotësim i punës sonë dhe janë gjithmonë të mirëseardhura. “Jam i nderuar të bashkëpunoj me sektorin joqeveritar dhe secili me rolin e tij do të përpiqemi që qyteti ynë të jetë simbol i tolerancës, respektit dhe pranimit të diversitetit dhe kulturave”, sqaroi Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

Për Valerija Sokolova-Stojanovska, drejtoreshë e projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës), projekti ka për qëllim ndërtimin e të rinjve të shëndetshëm psiko-fizik, rezistent ndaj ideologjive radikale.

“Prioritet në kuadër të projektit janë vlerat pozitive, bashkëpunimi ndërkulturor dhe aktivitetet socio-ekonomike për zhvillimin e komunitetit. Për të arritur qëllimet dhe rezultatet e projektit nevojitet mbështetje institucionale në procesin e parandalimit. “Përkrahja nga komunat, shkollat ​​dhe institucionet tjera relevante është thelbësore në procesin e parandalimit të radikalizimit dhe ofrimit të kushteve për rritje dhe zhvillim të të rinjve në komunitetin ku ata jetojnë dhe punojnë”, tha Valerija Sokolova-Stojanovska, drejtoreshë e projektit të “Platformës për edukimin qytetar të të rinjve për të luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës).

Projekti “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës)” financohet nga Bashkimi Europian.

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.