Më 3 qershor 2022, në Kumanovë, në organizim të Qendrës për Dialog Ndërkulturor, në kuadër të projektit “Të rinjtë kundër dhunës”, u mbajt punëtoria e tretë dhe e fundit për “Pjesëmarrje aktive”. Ashtu si në Strugë dhe Shkup, të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile nga Kumanova morën pjesë aktive në punëtori, dhanë kontributin e tyre, por gjithashtu mësuan për të drejtat dhe politikat e tyre të të rinjve, mënyrat dhe metodat e pjesëmarrjes në krijimin dhe marrjen e vendimeve për të rinjtë dhe më gjerë. Të rinjtë dhe OSHC-të duhet të ndërtojnë kapacitetet dhe aftësitë e tyre, duan të dëgjohen dhe informohen, në mënyrë që të marrin pjesë më lehtë në proceset e krijimit të komunitetit.