Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Platforma “Të rinjtë kundër dhunës” mbajti tre takime njëditore me organizatat anëtare të shoqërisë civile ku u identifikuan dhe u prioritizuan fushat kryesore me rëndësi për Platformën, u analizuan pikat e forta dhe të dobëta, mundësitë, rreziqet dhe kërcënimet. Në të njëjtën kohë, u bë një kontroll/rishikim i vizionit dhe misionit të Platformës.

Qëllimi i takimeve ishte planifikimi strategjik i Platformës “Të Rinjtë Kundër Dhunës” për periudhën janar 2024 deri në dhjetor 2025. Anëtarët e Platformës morën pjesë aktive dhe kontribuan në përcaktimin e qëllimeve strategjike për dy vitet e ardhshme pas përfundimit të projektit. Në takime u arritën konkluzione dhe u ra dakord për hapat e mëtejshëm.

Takimet janë mbajtur në periudhën maj-qershor në Strugë, Kumanovë dhe Shkup. Draf versioni do t’u prezantohet në shtator, fillimisht anëtarëve të Platformës “Të rinjtë kundër dhunës”, e më pas do të promovohet dokumenti strategjik i përcaktuar.

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.