Në kuadër të projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës)” u zhvilluan punëtori ndërkomunale për të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile në temën: bashkëpunimi ndërkulturor, zhvillimi socio-ekonomik dhe shkrim-leximi mediatik (dixhital).
Në punëtori morën pjesë aktive 60 të rinj (mosha 15-29 vjeç), përfaqësues të organizatave për të rinjtë, të cilët thelluan njohuritë e tyre për temat e trajtuara, hartuan nevojat e komunave nga vijnë, duke propozuar nisma për zhvillimin social-ekonomik.
Punëtoritë janë mbajtur në Hotel Romantik-Veles, në periudhën mars-prill 2023.