Shoqata për aktivizmin qytetar FORUM 16 nga Manastiri publikoi një Doracak për implementimin e fushatave kundër thashethemeve. Qëllimi Doracakut është të ofrojë burime dhe ndihmë në krijimin dhe zbatimin e strategjive, respektivisht fushatave kundër thashethemeve. Ky doracak i jep hapësirë secilit qytet, organizatë, qytetar për ta përshtatur atë me kontekstin dhe rrethanat e tij specifike dhe për të vendosur mbi përparësitë dhe qëllimet e tij.
Doracaku u botua si pjesë e projektit “Fushata kundër thashethemeve: Sokak i zhurmshëm – Zogu i zgjuar”, mbështetur nga Këshilli i Europës përmes Fondacionit Rinor Europian.