Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në muajin prill ne vazhduam me aktivitetet e rrjetëzimit për ngritjen e qendrave rinore, si pjesë e projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve ka rëndësi”.

Dy ngjarje për rrjetëzim morën pjesë në Tetovë dhe Strugë. Eventi i rrjetëzimit në Tetovë u zhvillua më 8 Prill 2022 në URBAN. Folësit në atë ngjarje ishin z. Robert Dekker (Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës), z. Bilall Kasami (Kryetar i Komunës së Tetovës), znj. Tamara Petkovska (Koordinator i projektit) dhe z. Metun Muaremi (përfaqësues nga organizata partnere CED)

Të gjithë folësit ndanë detaje të ndryshme rreth projektit me një theks të veçantë në rolin dhe mbështetjen e tyre në lidhje me projektin.

Për më tepër, ngjarja e radhës e rrjetëzimit që ndodhi më 15 prill 2022 ishte në Strugë në Hotel Drim. Folës në këtë ngjarje ishin znj. Emina Rustemoska (Zyrtare për të rinjtë në Komunën e Strugës), znj. Tamara Petkovska (Koordinator i projektit) dhe znj. Ana Naumoska (përfaqësuese nga organizata partnere AKVA). Këtu u diskutua edhe për aktivitetet e projektit, mundësitë e përfshirjes së pjesëmarrësve në të dhe mënyra se si ata mund të kontribuojnë.

Në të dyja ngjarjet, përveç pjesës formale, pati një tubim joformal mes pjesëmarrësve ku patën mundësinë të diskutojnë më në detaje për përfshirjen e tyre në aktivitetet dhe proceset në kuadër të projektit.

*Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në RNM

iep-admin
Author: iep-admin


Оваа веб-страница е креирана и се одржува со финансиска поддршка на Европската Унија. Нејзината содржина е единствена одговорност на проектот “Платформа за граѓанско образование на млади за борба против радикализација (Младите против насилство)” и не ги одразува ставовите на Европската Унија.

IEP © 2024.

All Rights Reserved.