Në periudhën tetor – nëntor janë mbajtur punëtori edukative në të cilat janë përfshirë të rinj nga Struga, Kumanova dhe Shkupi. Tema e punëtorisë edukative ishte “Zgjidhja konstruktive e konflikteve si një narrativë e re në shoqëritë multikulturore”.
Përmes punëtorisë u forcuan njohuritë dhe aftësitë e të rinjve për zgjidhjen konstruktive të konflikteve, të cilat nga ana e tyre do të kontribuojnë në vendosjen e përmirësimit të komunikimit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës në shoqëritë multikulturore.