Platforma “Të Rinjtë Kundër Dhunës” organizon 3 punëtori treditore ndërkomunale (nga qytetet e Shkupit, Kumanovës, Strugës dhe të tjera) mbi temat: bashkëpunimi ndërkulturor, zhvillimi socio-ekonomik dhe shkrim-leximi (digjital) mediatik.
Qëllimi i punëtorive është bashkimi i grupeve të ndryshme të të rinjve dhe organizatave të tyre përfaqësuese të shoqërisë civile në gjetjen e një terreni të përbashkët për bashkëpunim ndërkulturor, duke u fokusuar në iniciativat socio-ekonomike për përmirësimin e statusit të të rinjve në komunat e tyre.
Në secilën prej 3 punëtorive pritet të marrin pjesë nga 20, pra gjithsej nga 60 të rinj (të moshës 15 – 29 vjeç), përfaqësues të organizatave rinore, këshillave rinorë lokalë dhe zyrtarëve rinorë (Përparësi do të kenë anëtarët e Platformës). Vini re se të regjistruarit kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm në një nga 3 punëtoritë.
Dinamika e zbatimit do të jetë si më poshtë:
- Punëtoria e parë 14-16 mars 2023.
- Punëtoria e dytë 4-6 Prill 2023
- Punëtoria e 3-të 11-13 Prill 2023.
Punëtoritë do të mbahen në Hotel Romantik-Veles, në periudhën mars-prill 2023, dhe zbatohen si pjesë e projektit “Platforma për Edukim Qytetar të të Rinjve për të Luftuar Radikalizimin (Të Rinjtë Kundër Dhunës)”, i mbështetur nga Bashkimi Europian. Qëllimi i projektit është të forcojë kapacitetet e shoqërisë civile lokale për të ndërtuar rezistencë ndaj radikalizimit të popullatës rinore në Maqedoninë e Veriut. Shpenzimet e udhëtimit për të gjithë të regjistruarit do të rimbursohen.
Për të qenë pjesë e seminareve, aplikoni në linkun e mëposhtëm https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSerzDE0yAhTyR1TGAzylZ5Drr2qHcChehIFaWissbUIAo1J0Q/viewform?usp=sf_link jo më vonë se data 06.03.2020. Rendi i ditës për punëtoritë do të dërgohet shtesë, pasi të jetë përcaktuar numri i pjesëmarrësve.